Nga Bregu i Fildishtë në Ekuador, 6 të huaj te klubi i Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 23:24

Nga Bregu i Fildishtë në Ekuador, 6 të huaj te klubi i Kategorisë së Parë

Në Berat nuk flitet vetëm shqip këtë sezon. Nëse në vitet e fundit të huajt ishin pak ose aspak, tani janë gjashtë. Vijnë nga kontinente të ndryshme, por shumë shpejt janë integruar në ekip. Kur janë luajtur tri javë kampionat, janë përshtatur më së miri dhe po bëjnë diferencën nga porta në sulm.

kategoria-e-pare-1

Në portë është kamerunasi Klement Boje, në mbrojtje N’goram Emanuel Kuame që vjen nga Bregu i Fildishtë, në mesfushë nigeriani Vahab Laval, ndërsa për sulmin kolumbiani Evaristo de Hesuz Ganzales Hernandes, anglezi David Olaoje dhe nigeriani Samuel Solomon.

Edhe pse vështirësi mund të kenë me gjuhën, konfirmojnë se nuk kanë asnjë problem. Të përfaqësuar nga Laval, ata për “Panorama Sport” deklarojnë: “Jemi ambientuar shpejt dhe meritë të veçantë ka trajneri ynë Klodian dhe ndihmësi i tij Poli. Na qëndrojnë shumë afër dhe na kanë dhënë mbështetje maksimale.

Në momente ndihemi sikur jemi në shtëpi. Po kështu, edhe shokët e skuadrës me në krye kapitenin Çaço, na krijojnë një ambient të këndshëm dhe me humor në disa raste. Ndërsa tifozët dhe qytetarët e Beratit janë të mrekullueshëm. Do japim gjithçka për Tomorin, sepse duam t’ua shpërblejmë respektin dhe mikpritjen. Këtu duan ngjitjen dhe ne këtë mision kemi”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"