Nga Bejl tek Isko dhe Hames, 11-shja e padëshiruar në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 10:02

Nga Bejl tek Isko dhe Hames, 11-shja e padëshiruar në Madrid

Dani Sebajos doli në skenë në Europë në vitin 2015, kur shkëlqeu për Spanjën në triumfin e iberikëve në Europianin U-19 dhe dy vite më vonë ai bëri të njëjtën gjë për U-21. Tani në 2019-ën, ai po përsërit vetveten në Europianin e dytë të U-21. Spektakli që ai dhuroi ndaj Italisë ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje nëse është gjëja e duhur që Reali po bën, duke i treguar derën këtë verë.

Real Madrid

Zinedin Zidan ka qenë i qartë me spanjollin se ai nuk është në planet e tij, por Sebajos ka nevojë për minuta nëse ai dëshiron që të luajë edhe në Europianin e verës së ardhshme me Furian e Kuqe. “Marca” shkruan se për Realin është një rrezik shumë i madh nëse do ta skarcojë, duke parë potencialin e talentit të tij. Milani është klub që interesohet për shërbimet e tij, ndërsa Monçi po punon për ta transferuar te Sevija.

Portieri Kejlor Navas pritet të gjejë një klub të ri, ashtu siç pritet të largohen edhe trioja e mbrojtjes, Teo Hernandez, Naço dhe Hezus Vajejo. E ardhmja e Iskos dhe Lukas Vazkezit është gjithashtu në ajër. Zidan është i lumtur nëse ata qëndrojnë, por ata nuk janë të paprekshëm. Klubi është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë për dyshen. Me Realin që pritet të shesë më shumë se 300 milionë euro talente këtë verë, do të sakrifikohen shumë emra “big” gjithashtu. Mbi të gjithë, Garet Bejl dhe Hames Rodrigez e kanë të sigurt largimin.

Lojtaret ne shitje

Zidan nuk i ka më në planet e tij sulmuesin uellsian dhe mesfushorin kolumbian, të cilët të dy së bashku pritet të derdhin në arkat e klubit gjysmën e vlerës së gjithë skuadrës që pritet të shitet. Por merkatoja e Premier Ligës, atje ku është tregu më i fuqishëm financiar, mbyllet më 8 gusht, kështu që spanjollët duhet të veprojnë shpejt. Për Hamesin ndërkohë, destinacioni më i mundshëm është Italia, atje ku Napoli është klubi më shumë i interesuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"