Nga Asllani te Kalulu, 10 të rinjtë që pritet të shkëlqejnë në sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 23:34

Nga Asllani te Kalulu, 10 të rinjtë që pritet të shkëlqejnë në sezonin e ri

Media prestigjioze italiane, “Gazzetta Dello Sport”, ka publikuar së fundmi një artikull special, ku është evidentuar një listë me 10 lojtarë të rinj të Serisë A, nga mosha 17 deri në 23 vjeç, që pritet të shkëlqejnë këtë sezon.

kalulu asllani

Në këtë listë bën pjesë edhe mesfushori i Kombëtares, shqiptare, Kristjan Asllani, i cili në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizohet te Interi, pas aventurës fantastike te Empoli. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe futbollisti i Milanit, Kalulu, apo dhe ai i Romës, Zalevski.

LISTA E PLOTË:

  • Kristjan Asllani (20-vjeç)
  • Xhorxhi Skalvini (18-vjeç)
  • Destini Udogie (19-vjeç)
  • Frederiko Gati (23-vjeç)
  • Xhanluka Gaetani (22-vjeç)
  • Nikola Zalevski (20-vjeç)
  • Pierre Kalulu (22-vjeç)
  • Samuele Riçi (20-vjeç)
  • Rikardo Sotil (20-vjeç)
  • Luka Romero (17-vjeç)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"