“Nëse nuk do kisha luajtur në Superiore nuk do isha në këtë nivel”, talenti Çokaj: Kam ëndërr të luaj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2020 | 17:46

“Nëse nuk do kisha luajtur në Superiore nuk do isha në këtë nivel”, talenti Çokaj: Kam ëndërr të luaj për…

Mesfushori i Shpresave, Enis Çokaj, po tregon një formë shumë të mirë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit.

JK

Në një prononcim të dhënë së fundmi, futbollisti është shprehur se eksperienca në Kategorinë Superiore, ku ka luajtur me Laçin i ka vlejtur shumë.

“Kemi bërë shumë mirë deri tani. Jemi një ekip me shumë talente dhe kjo nuk është aspak rastësi.

Eksperienca në Superiore? Më ka vlejtur shumë. Nëse nuk do kisha luajtur aty për 6 muaj nuk mendoj se do isha në këto nivele.

Ëndrra? Që fëmijë kam qenë tifoz i Real Madridit dhe shpresoj që një ditë të luaj për atë ekip.

E ardhmja? Për momentin jam mirë te Lokomotiva. Kemi pasur bisedime me klube të tjera, por për momentin jam i fokusuar kështu. E rëndësishme është të stërvitemi fort dhe në të ardhmen të shikojmë se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Çokaj për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"