“Nëse flas, jam në telashe”/ Murinjo përsërit historinë, shkel kontratën pas humbjes ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2023 | 21:21

“Nëse flas, jam në telashe”/ Murinjo përsërit historinë, shkel kontratën pas humbjes ndaj Milanit

Zhoze Murinjo nuk po arrin të gjejë fitoren e parë në kampionat me Romës edhe pas javës së tretë, aty ku Milani ka fituar 1-2 në Olimpiko. Vendimet e gjyqtarit e kanë lënë të pakënaqur trajnerin dhe kjo u pa nga veprimet e tij gjatë ndeshjes.

murinjo

Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes ai është larguar në dhomat e zhveshjes dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat, duke shmangur në këtë mënyrë daljen edhe pse kontrata e detyron që të prononcohet pas çdo takimi.

Stafi i Romës ka njoftuar mediat se Murinjo nuk do të japë intervistë për mediat dhe komentet ishin të shumta. Kohë më parë, Murinjo shprehej se ndonjëherë, për të është më mirë të mos flasë sepse nëse do të fliste, do të kishte telashe. Trajneri portugez ishte i pezulluar edhe javën e parë për shkak të komentet kundër arbitrit Kifi në sezonin e shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"