Nemanja Vidiç firmos me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2014 | 14:24

Nemanja Vidiç firmos me Interin

VidicTashmë është gjithçka zyrtare. Nemanja Vidiç sezonin e ardhshëm do të jetë mbrojtësi i Interit. Nëpërmjet uebsajtit zyrtar, klubi milanez konfirmoi finalizimin e tratativës që kishte nisur pak javë më parë. “Vidiç është një kampion i madh. Jam shumë i kënaqur nga përfundimi me sukses i këtij akordi që do të sjellë në Milano Nemanjën. Ai është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Karizma e tij dhe eksperienca ndërkombëtare që ka, do të jenë fondamentale për skuadrën dhe lojtarët tanë të ri”, – komentoi presidenti indonezian i Interit. “Dua të falënderoj Junajtid, Vidiçin dhe menaxherët e tij për profesionalizmin që treguan gjatë këtyre tratativave”, – përfundoi Tohir, i cili solli në Milano 32-vjeçarin, që ishte në vitin e fundit të kontratës me “djajtë e kuq”. Me ardhjen e serbit, Maxarri mendohet se vitin tjetër do të vazhdojë të luajë me 3 mbrojtës. Përkrah Vidiçit do të luajnë Rolando (në krahun e djathtë duhet të mposhte konkurrencën e Kampanjaros) dhe Huan Hezus (në të majtë). Në verë pritet që të rikthehet një qendërmbrojtës i talentuar si Ibrahima Mbaje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"