Nejmari largon Kutinjon, ja ku do transferohet lojtari i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 14:48

Nejmari largon Kutinjon, ja ku do transferohet lojtari i Barcelonës

Filipe Kutinjo, nuk zhvilloi një sezon të mirë me Barcelonën dhe po mendon largimin nga katalanasit.coutinho.barcellona.2018.19.smorfia.750x450

Sipas asaj që shkruan “Le 10 Sport”, 27-vjeçari Brazilian është shumë pranë një kalimi tek Liverpuli. Trajneri Jurgen Klop e pëlqen shumë lojtarin, dhe dëshiron rikthimin e tij përsëri në skuadër. Pasi refuzoi një kalim tek Mançester Junajtid, Kutinjo e pëlqen një rikthim aty ku luante para 1 vit e gjysmë.neymar-and-coutinho-cropped_1qfeidckrz20913zj32xfi6igx

Pas ardhjes së Nejmar tek Barcelona, me shumë mundësi mesfushori brazilian, do të largohet dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Liverpuli. Gjithësesi lojtari do ta marrë vendimin e tij pas përfundimit të “Copa America”, e cila përfundon në 7 korrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"