Nejmar: Leo Mesin nuk e kuptojnë të gjithë, qëndroj te PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 9:28

Nejmar: Leo Mesin nuk e kuptojnë të gjithë, qëndroj te PSG

Sezoni i parë i Lionel Mesit në Paris ishte një zhgënjim, për të mos thënë një dështim, ndonëse ai që garanton se “Pleshti” do të rikthehet në nivelet e tij është shoku i ekipit, Nejmar.

NEJMAR 1

“Leo ka kaluar shumë vite te Barcelona dhe është e vështirë të përshtatesh jo vetëm në një skuadër të re, por edhe në një shtet tjetër, ku gjuha është sigurisht një pengesë jo e vogël.

Pastaj në Francë ka një tjetër stil futbolli dhe jo çdokush mund t’i kuptojë idetë e Mesit.

Është normale që Leo apo edhe unë e Mbape gjykohemi keq nëse nuk ofrojmë shifra të larta, por do ta shihni sezonin tjetër Mesin e vërtetë.

Unë do të qëndroj? Patjetër që po. Nuk iki nga Parisi pasi kam në plan që të fitoj Champions-in dhe shumë trofe këtu, pse jo, pasi të kem fituar në dimër Botërorin me Brazilian në Katar”, nënvizoi Nejmar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"