VIDEO/ Nejmar dhe Modriç shkëmbejnë fanellat, mesfushori kroat: Të presim në Madrid!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 23:49

VIDEO/ Nejmar dhe Modriç shkëmbejnë fanellat, mesfushori kroat: Të presim në Madrid!

Brazili mposhti Kroacinë në miqësoren e zhvilluar në Liverpul me rezultatin 2-0 falë golave të Nejmar dhe Firminjo. Pas ndeshjes, mesfushori i Realit, Luka Modriç, shkëmbeu fanellën me Nejmarin, ku nuk munguan as autografet.

neuuu_1528056296-9486464

Për të rritur dyshimet rreth transferimit të Nejmarit te Realit, Luka ModriĻ, gjatë takimit i thotë braziliani: Të presim, raporton “AS”.

Nejmar verën e kaluar për 222 milionë iu bashkua PSG-së nga Barcelona.Por, muajt e fundit ka pasur shumë zëra për rikthimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madrid, për të pasuar Kristiano Ronaldon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"