Në verë largohet me parametra 0, Interi hidhet në sulm për një tjetër emër të madh për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 21:24

Në verë largohet me parametra 0, Interi hidhet në sulm për një tjetër emër të madh për mbrojtjen

Mbrojtësi i Totenhemit, Jang Vertongen ka deklaruar se do të largohet në fund të sezonit, pas 8 vitesh me skuadrën e Spursave.

vertongen

Të shumta janë skuadrat që interesohen për mbrojtësin belg, që mban mbi shpinë 13 vite eksperiencë, ndër të cilët klubi i Interit që synon të ndihmojë kapitenin Milan Skriniar të përshtatet me mbrojtjen me 3.

vertongeni

Në rast se Interi do të arrinte ta vishte zikaltër 32 vjeçarin në verë, atëherë ai do t’i bashkohej mbrojtësave të afruar me parametra zero nga skuadra milanezë së fundmi si Diego Godin, apo Azamoah.

“Gjendem në një moment kur duhet të marr letrën e të shkruaj avantazhet dhe disavantazhet e mundësive që do më vijnë së shpejti. Duhet patjetër të vendos në lidhje me atë që dëshiroj për vazhdimin e karrierës time. Do të shkoj në nje vend ku të përshtatem,” u shpreh mbrojtësi 32 vjeçar për një televizion belg këtë të enjte.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"