Në Turqi e bëjnë të kryer: Andi Hadroj ka arritur akordin për transferimin në Superligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2023 | 23:45

Në Turqi e bëjnë të kryer: Andi Hadroj ka arritur akordin për transferimin në Superligë

Ndeshja e nesërme ne Ligën e Konferencës mes Partizanit dhe Atletitk D’ Eskaldes mund të jetë e fundit për Andri Hadrojn si futbollist i të kuqve. Mbrojtësi prej kohësh ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Turqia dhe tashmë është mësuar edhe klubi me të cilin ai ka gjetur akordin dhe ku pritet të transferohet në ditët në vijim.

andi hadroj

Mediat turke kanë bërë të ditur sot se për futbollistin 24-vjeçar është thuajse çdo gjë e kryer për transferimin e tij në radhët e Gaziantepspor. Sipas “telegraf.net”, klubi i Superligës turke ka gjetur akordin me futbollistin sa i përket kontratës së tij në Turqi, ndërsa tani mbeten detajet e fundit për t’u caktuar me Partizanin.

Ashtu siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, të kuqtë kanë filluar që të përgatiten prej kohësh për këtë skenar dhe po studiojnë tregun vendas për të gjetur sa më shpejt një zëvendësues për vendin që mbetet vakant në prapavijën e tyre, ku Hadroj ishte kthyer në një element shumë të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"