Në Spanjë e bëjnë të sigurt, ish-i i Realit të Madridit merr drjetimin e skuadrës së njohur gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 15:14

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, ish-i i Realit të Madridit merr drjetimin e skuadrës së njohur gjermane

Leverkusen nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat dhe të njëjtën gjë e tregoi dhe disfata 2-0 përballë Portos në Ligën e Kampionëve.

leverkusen

Kështu në Gjermani janë të sigurt se trajneri zviceran, Gerardo Soane, i ka orët e numëruara te “Aspirinat” dhe pritet të shkarkohet shumë shpejt.

“Marca” nga ana tjetër, thekson se trajneri i ri i Leverkusen do të jetë ish-mesfushori i Liverpul, Realit dhe Bajernit të Mynihut, Çabi Alonso.

cabi alonso

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën në 2010 është gati për të marrë drejtimin e një skuadre profesioniste, pas tre viteve të kaluara me Real Sociedad B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"