Në limit me kohën, Çelsi ka vetëm një javë kohë për të transferuar mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 18:44

Në limit me kohën, Çelsi ka vetëm një javë kohë për të transferuar mesfushorin

Mateo Kovaçiç ishte i huazuar nga Real Madridi, tek Çelsi , me këta të fundit që kishin të drejtën e blerjes në fund të sezonit për mesfushorin kroat.1024403096.jpg.0
Pas paraqitjeve me “Blutë e Londrës”, drejtuesit duket se janë të kenaqur më lojtarin dhe janë gati të ushtrojnë të drejtën e blerjes nga Real Madridi. Skuadra angleze duhet ta mbyllë marrëveshjen brenda 30 qershorit, sepse më pas hiqet e drejta e blerjes për 25-vjeçarin, dhe hyn në fuqi dënimi u UEFA-s për ndalimin e merkatos në hyrje për dy vjet.Kovacic
Çelsi pritet të derdhë 25 deri në 30 milionë euro në arkat e klubit madrilen. Kroati zhvilloi 51 ndeshje me çelsin, ku arriti të zhvillojë paraqitje të shkëlqyera. Edhe vetë dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Londër, duke ditur se tek Reali nuk mund të ketë një vend titullari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"