Në kërkim të një sulmuesi, PSG-ja ofron shifrën e çmendur për Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 14:46

Në kërkim të një sulmuesi, PSG-ja ofron shifrën e çmendur për Lukakun

Te PSG-ja problemi më i madh është që të marrë masat dhe të mendojë të gjejë zëvendësuesit e denjë të atij Kilië Mbapesë që duket gjithmonë e më i projektuar drejt Realit të Madridit, por në të njëjtën kohë së fundmi frika është bërë edhe më e madhe pas thashethemeve se edhe Lionel Mesi mund të kërkojë largimin në fund të këtij sezoni.

lukaku

Dhe duke u nisur nga të gjitha këto, drejtori sportiv Leonardo, të paktën siç raportohet nga media angleze, duket se ka vënë në shënjestër Romelu Lukakun.

Bomberi i Çelsit, i cili u rikthye në Londër për shifrën e 115 milionë eurove, nuk duke shumë i lumtur nga mbijetesa me trajnerin Tomas Tuhel dhe ndoshta nuk e përjashton një largim në fund të sezonit.

PSG-ja, e cila ka ndjekur nga afër çështjen e fundit që shpërtheu me deklaratën e gjigantit belg, ka vendosur që të hidhet në sulm dhe të ofrojë për kartonin e Lukakut shifrën e 75 milionë paundëve (90 milionë euro).

Gjithsesi, për momentin vetëm kaq, pasi bisedimet mund të shtrihen në kohë mes Leonardos, Çelsit e Lukakut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"