Në Itali kërkojnë “kokën” e arbitrit Orsato pas Juve-Roma, shoqata e gjyqtarëve çudit me vendimin: Do të ndërhynte VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 20:50

Në Itali kërkojnë “kokën” e arbitrit Orsato pas Juve-Roma, shoqata e gjyqtarëve çudit me vendimin: Do të ndërhynte VAR-i

 AIA, shoqata e gjyqtarëve në Itali, ka vendosur që të mos marrë asnjë masë ndëshkimore kundër Daniele Orsato, gjyqtarit të ndeshjes mes Juventusit dhe Romës. Bardhezintjë fituan 1-0 dhe mbi ndërgjegjen e Orsatos ndikon një moment në fund të pjesës së parë ku Roma gjeti rrjetën, por ai kishte vërshëllyer një çast më parë për penallti të cilën Veretu e humbi.

murinjo orsato

Të gjithë kërkoni që Orsato të bëhej shembull dhe të pezullohej, por AIA bëri të ditur se në fakt nuk do të kishte asnjë masë ndëshkimore kundër tij.

“Penalltia që iu dha verdhekuqve për kontaktin Shezni-Mkhitarian me aplikimin e munguar të normës së avantazhit është vlerësuar nga drejtuesit sigurisht penalizues në drejtim të skuadrës së Murinjos, por vlerësohet si një “gabim-jo gabim”. Paraqitjet e drejtuesit të ndeshjes nuk vlerësohen në kompleksivitet negative ndaj nuk do të sjellë penalizim”, shkruhet në argumentim.

Aty theksohet se nëse Orsato do të kishte lejuar avantazhin në atë moment, VAR-i, duke rishikuar aksionin, do të kishte sinjalizuara shkeljen paraardhëse në mënyrë kronologjike, faullin e portierit ndaj sulmuesit, duke anuluar si pasojë çdo ngjarje të mëvonshme. Me pak fjalë, edhe nëse Orsato nuk do të kishte vërshëllyer duke lejuar avantazhin, do të ishte VAR që do të sinjalizonte penalltinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"