Në Itali e bëjnë të kryer, Asensio do të jetë transferimi më i ri i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 20:42

Në Itali e bëjnë të kryer, Asensio do të jetë transferimi më i ri i Juventusit

Pas trasnferimit të Kristiano Ronaldos te skuadra e Juventusit, së fundmi ka qenë edhe Marko Asensio që ka shprehur dëshirën te bardhezinjtë. “Dua Juventusin” shkruhet në gazetën prestigjoze “Tuttosport” e shoqëruar me një foto të lojtarit spanjoll.

091356065-ae922ad9-c239-4fde-b593-00edf1aedd4d-1

Ndërsa nuk ka qenë vetëm kaq pasi gazeta italiane e bën pothuajse fakt të kryer se Asensio do të jetë një lojtar i Juvnetusit. Megjithëse klauzola e largimit të tij është plot 500 milionë euro drejtuesit e klubeve pritet të ulen në tryezë për të biseduar dhe do të jenë këto biseda që do të përcaktojnë dhe vlerën përfundimtare të lojtarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"