“Ne ia dhurojmë vetë golat kundërshtarit”, Deliallisi pas humbjes me Tiranën: Nuk e di se si mund ta humb Migone atë rast nga 5 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 17:44

“Ne ia dhurojmë vetë golat kundërshtarit”, Deliallisi pas humbjes me Tiranën: Nuk e di se si mund ta humb Migone atë rast nga 5 metra

Erzeni humbi në “Elbasan Arena” kundër Tiranës me rezultatin 2-0, dhe tashmë ia bën vetës të vështirë mbijetesën. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i shijakasve Deliallisi dha një intervistë ku u shpreh tepër i zhgënjyer nga ky rezultat:

bandicam 2024-04-19 17-25-48-412

“Një përshtatje me kundërshtarin me një skemë 3-5-2, pastaj e nisim lojën me një aksion dhe rast shumë të pastër që mund ta kishim ndryshuar ndeshjen, nuk e di personalisht se si mund të humbet ai rast nga 5 metra, më duket e pamundur, pastaj mënyra se si e pësojmë golin nga hiçi me një brishtësi. Pastaj pjesa e dytë që humbëm penalltinë. Normal gjëra që ndodhin por ndikojnë në mentalitetin dhe psikologjinë e lojtarëve. Më pas kur kundërshtari të godet përsëri, aty mbaron historia.

Unë mendova t’i përshtatem kundërshtarit, doja të kisha shtatlartësi me 2 sulmues, Migone  kishte rastin e pastër për të ndryshuar lojën. Nuk dua t’i vë faj por është fakt. Momenti që kundërshtari një herë na vjen në zonë na rrezikon.

Sot nuk do bëja asgjë ndryshe, ndryshimi i vetëm që bëra ishte Zeka me Migonen, ndoshta mund ta filloja me Zekën që nga fillimi. Golat nuk ishin për meritë të kundërshtarit por ne ia dhurojmë vetë. Ne humbasim, kundërshtari shënon. Edhe me Dinamon dhe Partizanin e njëjta histori. Nuk duhen as 10 raste as 12, një herë që vjen kundërshtari në zonë shënon.

Është e vështirë, pothuajse e pamundur. Ne kemi pishmanet tona. Lojtarët që erdhën në janar nuk u përshtatën me ekipin. Jemi me të njëjtit lojtar. Zëvendësimet nuk është se rrisin rendimentin ose volumin e lojës. Edhe sot i bëra dhe nuk ndryshoi asgjë”,- tha Deliallisi për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"