Në fushë zbresin 12 skuadra, shikoni ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 10:29

Në fushë zbresin 12 skuadra, shikoni ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Do të luhen duke filluar nga ora 13:30, 6 ndeshje në Kategorinë e Dytë, në grupin A, të vlefshme për javën e 16-të.

kategoria_dyte_cover

Kryesuesit e Shkumbinit përballen me Mirditën e vendit të fundit. Fitorja për peqinasit është detyrim në këtë ndeshje, për të mos rrezikuar që t’iu afruar Sopoti.

Këta të fundit luajnë në transfertë me skuadrën e Gramshit dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi vendi i parë është vetëm 1 pikë larg. Përballje interesante është edhe ajo mes  Ilirisë dhe Luzit,l me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme.

Ndeshjet e ditës së sotme:

Grupi A

VALBONA-TËRBUNI 13:30

SHKUMBINI-MIRDITA 13:30

ILIRIA-LUZI 2008 13:30

SHËNKOLLI-KLOSI 13:30

GRAMSHI-SOPOTI 13:30

ADA-BULQIZA 13:30

INTERNACIONALI PUSHIM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"