Në dilemë për krahun e djathtë, Martinez: Shans unik, le t’i bëjmë belgët krenarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 11:34

Në dilemë për krahun e djathtë, Martinez: Shans unik, le t’i bëjmë belgët krenarë

Roberto Martinez nuk ka asnjë problem me futbollistët, të cilët janë të gjithë të përdorshëm, me përjashtim të Mënie (i skualifikuar). Pikërisht kjo mungesë ndikon zgjedhjet në krahun e djathtë ku mund të spostohet Alderuaireld dhe Vermalen të aktivizohet në qendër.

roberto-martinez_2874311b

Në konferencë për shtyp, trajneri i “Djajve” foli për sidën e sotme duke deklaruar: “Kemi një shans unik dhe duam të shfrytëzojmë. Kemi dy vjet që punojmë dhe duam të bëjmë krenar popullin belg. Meritat për këtë arritje i takojnë dhe paraardhësit tim, profesorit Mark Vilmots, i cili ka vendosur themelet e këtij grupi fantastik”.

belgjika

Ai mund të bëhet trajneri i parë i huaj që fiton një kampionat botëror, po ky nuk është synimi i Martinez që tha: “Nëse humbet një ndeshje në një kampionat kombëtar, mund të rikuperosh, ndërsa këtu jo. Ka shumë presion, megjithatë mendoj se e kemi merituar të mbërrijmë deri këtu, ndaj le të luajmë pa frikë pasi djemtë janë të gjithë gati”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"