Në Berat qajnë edhe barazimin, Çaço: Duhet të ishim më vigjilentë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2021 | 21:22

Në Berat qajnë edhe barazimin, Çaço: Duhet të ishim më vigjilentë

Barazimi me Vorën nuk u ka pëlqyer aspak beratasve. Tomori ishte në avantazh pas golit të Aldrit Oshafit, por në fund i iku fitorja nga duart. Ervis Çaço mendon se skuadra meritonte trepikëshin në atë transfertë, megjithatë duhet të ishin më vigjilentë.

Vora-Tomori

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, kapiteni rrëfen çfarë nuk shkoi në atë takim dhe flet për vazhdimësinë. “Mendoj se e meritonim fitoren. Kemi qenë më lart se kundërshtari ynë dhe është e trishtueshme që na ka ikur fitorja në atë mënyrë në fund të takimit. I kishim mundësitë që të ndëshkonim edhe me një gol të dytë Vorën, por edhe të ruanim më shumë qetësinë dhe kishim përqendrimin në çastin e pësimit të golit.

Tani na duhet të ecim përpara. Nëse do të bënim një krahasim me javën e parë të sezonit, jemi përmirësuar ndjeshëm. Mjafton që Tomori guxon të fitojë edhe në transferta. Ky është një tregues i përmirësimit tonë të madh”, përfundoi Çaço.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"