Në Berat besojnë te kualifikimi, Oshafi: Ne sulmojmë me 8 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 16:13

Në Berat besojnë te kualifikimi, Oshafi: Ne sulmojmë me 8 lojtarë

Në Berat besojnë te kualifikimi në “play off”. Janë të vetëdijshëm që përballë Burrelit nuk do ta kenë të lehtë, megjithatë mendojnë që kanë një “bonus”: repartin e sulmit.

Oshafi Tomori

Duke pasur në organikë emra si Canka, Pepa, Mezini dhe Oshafi ndihen në luks. Plot 31 gola të ardhur nga këmbët e tyre, i bëjnë realisht të frikshëm. I bindur për fitoren ndaj matjanëve është edhe 22- vjeçari Aldrit Oshafi, i ardhur në huazim prej Teutës. Gjatë një bisede me gazetën, ai shprehet: “Besojmë shumë te kualifikimi. Kjo nuk do të thotë se e nënvlerësojmë Burrelin, përkundrazi.

Duke qenë një skuadër kompakte, e konsoliduar dhe me ekuilibër në çdo repart, na krijohet kjo bindje. Ne e godasim portën kundërshtare nga çdo pozicion dhe me më shumë se tetë futbollistë që janë të aftë të shënojnë, kështu që suksesi ynë është i garantuar. Personalisht ndihem i çliruar pas dopietës me Besën dhe jam i vendosur të ndihmoj skuadrën”.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"