“Në Afrikë luaja dy ndeshje në ditë”, mesfushori i Milanit habit me deklaratën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 17:54

“Në Afrikë luaja dy ndeshje në ditë”, mesfushori i Milanit habit me deklaratën e tij

Frenk Kesi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Milan TV”. Afrikani ka folur për fillimet e karrierës, por edhe për ambiciet dhe pengesat që e kanë shoqëruar këto vite.

Franck Kessie of AC Milan in action during the Serie A

Cilat janë kujtimet e para pozitive nga zbarkimi në Itali?

Trajner Drago, falë atij kam arritur këtu ku jam. Besoi duke më aktivizuar me profesionistët dhe nuk më hiqte nga loja edhe kur gaboja.

Jeni te Milani dhe keni një idhull si Dezai, çfarë ndieni sot?

Marseli ishte një lojtar i madh. Unë as që i afrohem, por do të doja shumë të arrija ato nivele dhe nëse e bëj me fanellën e Milanit, do të ishte akoma më bukur.

Ju pengon presioni për të dhënë më të mirën?

Të them të drejtën, as që e ndiej fare sepse futbollin e konsideroj një lojë. Në fushë duhet zbritur me qasje pozitive, e mundësisht stadiumi të jetë plot, pasi më ndihmon për motivimin.

Është e vërtetë që ju ka rastisur të zhvilloni edhe dy ndeshje brenda ditës?

Po, por kur jetoja në Afrikë. Ka ndodhur vetëm një herë në fakt, teksa në mëngjes luajta për Bregun e Fildishtë U-17, ndërsa pasdite zbrita në fushë me 19-vjeçarët.

Rikthehemi në Europë. Sa e vështirë është të fitohet Liga e Europës?

Është një turne vërtet shumë i komplikuar dhe aspak i lehtë. Provën e vështirësisë e patëm që ndaj Dudelanzhit ku vuajtëm shumë për të arritur fitoren.

Si është raporti juaj me Kaldarën, ish-shoku të Atalanta?

Është një djalë i zoti. Unë e njihja përpara se të takoheshim te Atalanta. Me kalimin e kohës mendoj se do të behët një futbollist akoma më i fortë.

Po me Bakajokon, pasi erdhi për t’ju “vjedhur” vendin?

Edhe atë e njoh prej shumë kohësh, pasi është me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Edhe përpara se të transferohej te Milani, kemi komunikuar pak. Ka përvojë dhe talent, ndaj mendoj se do të japë shumë edhe me ne, duhet thjesht t’i japim pak kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"