Në 2008-ën/ I kushtoi titullin Masës, Zhan Tod: FIA duhej ta anulonte garën e Singaporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 15:36

Në 2008-ën/ I kushtoi titullin Masës, Zhan Tod: FIA duhej ta anulonte garën e Singaporit

Zhan Tod është rikthyer të flasë për aksidentin e famshëm në Çmimin e Madh të Singaporit 2008 në Formula 1. Një aksidenti “fals” i Nelson Pike Jr., i cili lejoi shokun e skuadrës te Renault, Fernando Alonso, të ngjitej në renditjen e asaj gare dhe më pas ta fitonte atë.

bernie-ecclestone-jean-todt-fia_3369273

Një veprim që i kushtoi titullin Felipe Masës së Ferrarit, duke e dërguar në favor të Luis Hamiltonit. “Çmimi i madh i Singaporit 2008 u dëmtua nga një mashtrim i provuar, i cili doli në dritë vetëm pas një viti. Rregulli i FIA-s ka qenë gjithmonë që rezultatet duhet të ratifikohen deri më 31 dhjetor dhe se nuk ka kthim prapa.

Për rastin e Singaporit faktet u zbuluan vetëm një vit më vonë, dhe sanksionet e vendosura nga FIA para mbërritjes sime u anuluan nga Gjykata e Parisit. FIA duhej ta anulonte këtë garë”, deklaroi ndër të tjera Zhan Tod gjatë një interviste të dhënë për “L’Equipe”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"