“Ndryshova stilin për Interin”, flet Godin: E kuptova çfarë kërkon Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 15:58

“Ndryshova stilin për Interin”, flet Godin: E kuptova çfarë kërkon Konte

Diego Godin është një nga armët e forta të Interit në Ligën e Europës. Me eksperiencën e tij po udhëheq formacionin e Kontes dhe thotë se për të arritur këtë moment ka punuar shumë.

GODIN

“Ndryshova stilin tim si mbrojtës. U përballa me diçka të re, por jam i lumtur që po e ndihmoj skuadrën. E kuptova çfarë kërkon Konte nga mbrojtja.

Shahtjori? Ne e analizuam ndeshjen ndaj Bazelit dhe kemi parë shumë video. U pëlqen të mbajnë topin, por kemi edhe ne armët tona.

Lukaku? Është rritur shumë. Është sulmuesi ideal për skemën e Interit. Jemi një grup i shkëlqyer dhe shpresoj që të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, përfundoi kapiteni i Uruguait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"