Ndryshon sërish kalendari i Superiores, ja ku do të luajë Laçi kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 15:57

Ndryshon sërish kalendari i Superiores, ja ku do të luajë Laçi kundër Teutës

Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet javën e ardhshme, pas pushimit për shkak të angazhimit të ekipieve kombëtare.

kategoria-superiore

Ndërkohë ditën e sotme ka pasur dhe një ndryshim për sa i përket kalendarit të javës së 9-të. Super sfida Flamurtari-Tirana, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e premte, është shtyrë për të hënën në orën 18:00.

655

Për sa i përket sfidës Laçi-Teuta, kjo do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, për shkak të disa punimeve që kurbinasit po bëjnë në stadiumin e tyre. Skuadra e Mërgjyshit do të luajë për afro 2 muaj jashtë fushe deri në shtrimin e tapetit të ri.

65

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 9

E SHTUNË

ORA 14:00

Kastrioti-Kukësi

Laçi Teuta

E DIEL

ORA 14:00

Skënderbeu-Kamza

ORA 17:00

Partizani-Luftëtari

E HËNË

ORA 18:00

Flamurtari-Tirana

44033075_296042154552564_5713665719095263232_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"