Ndryshimet e skemave dhe taktikat e gabuara, Montela çon në “djall” sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 11:26

Ndryshimet e skemave dhe taktikat e gabuara, Montela çon në “djall” sulmuesit

Na ishte një herë një sulmues që shënoi 141 gola në Serinë A dhe 233 gjatë gjithë karrierës së tij. Një lojtar i shpejtë, teknik dhe me një të majtë magjike, një sulmues i dytë që tani ka fatin të mësojë sulmuesit e tjerë. Por, si trajner Vinçenco Montela nuk ka arritur kurrë të përçojë karakteristikat që ka pasur vetë në fushën e lojës.

Montela

Ndoshta sepse futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka më lojtarë që shfrytëzojnë hapësirat e ngushta për ta dërguar topin në rrjetë. Tani duhen lojtarë të shpejtë, të aftë për të dribluar kundërshtarë, por edhe për t’i fituar ndeshjet të vetëm me një lëvizje. Deri tani,  Viçenco Montela ka trajnuar shumë sulmues, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të shpërthejë dhe të shënojë shumë gola.

Milan Sulmuesit

Siç shihet nga tabela, Montela nuk ka pasur kurrë fatin që të ketë në ekipin e tij një bomber të vërtetë, ose ndoshta ai u krijon probleme lojtarëve të sulmit me detyrat e tjera që u jep gjatë ndeshjes. Ndryshimet e shpeshta të skemave në ekipet që ka drejtuar, krijojnë probleme për lojtarët. Mjafton të shohësh ecurinë e Kaliniçit, i cili vjet shënoi 15 gola në kampionat me Fiorentinën, ndërsa tani ka ngecur në 3 të tillë.

Milan

Por rasti tipik për të kuptuar që Montela i çon në “djall” sulmuesit është Andre Silva. Ende asnjë gol në kampionatin italian, për faktin se nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion, por edhe sepse vuan prej skemave të Montelës.

Ecuria e sulmuesve

Sezonin e kaluar, golashënuesi më i mirë i Milanit ishte Baka me 13 gola, pastaj Suso me 7 dhe Lapadula me 6. Nuk është çudi, duke parë që të gjithë lojtarët sulmues të “aeroplanit” fluturojnë shumë poshtë dhe nuk kanë shkëlqyer kurrë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"