Ndreu: Humbëm raste, por synojmë kualifikimin në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 13:41

Ndreu: Humbëm raste, por synojmë kualifikimin në Durrës

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, “qan” rastet e humbura pas ndeshjes së djeshme ndaj Teutës.

ramadan ndreu

“Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e mirë e lojtarëve që u aktivizuan, por sigurisht që ka pasur edhe të meta në drejtim të rasteve të humbura. Mund ta kishim fituar ndeshjen po qe se do të tregoheshim më të kujdesshëm. Neziri, sidomos në dy rastet e fundit të takimit, mund të shënonte. Megjithatë, çdo gjë mbetet e hapur sa i përket kualifikimit.

Ne vazhdojmë të kemi si objektiv kualifikimin dhe sigurisht që mbetet për ta zgjidhur në fushën kundërshtare. Tashmë do të fokusohemi te ndeshja e kampionatit, ku na duhet të dalim me një rezultat pozitiv në Durrës”, deklaroi Ndreu. Ndeshja e vlefshme për kampionat mes Teutës dhe Kamzës do të luhet të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në orën 17:00. Në fazën e parë në Kamzë takimi ka përfunduar gjithashtu me shifrat 1-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"