Ndreu: Atë që na e mohuan me Elbasanin, Kastrioti do e tentojë në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 11:24

Ndreu: Atë që na e mohuan me Elbasanin, Kastrioti do e tentojë në Ballsh

Pas barazimit me Elbasanin, që u kontestua nga krutanët për atë gol të anuluar në minutën e 90-të, trajnerit të ekipit, Ramadan Ndreu, nuk i ka dalë ende inati. Sipas tij, Kastriotit i janë “vjedhur” dy pikë ndaj Elbasanit.

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit

Në prag të ndeshjes me Bylisin, për “Panorama Sport” trajneri Ndreu u shpreh: “Ndaj Elbasanit do ta quaja fitore. Nuk e kuptoj edhe sot se si gjyqtari e anuloi atë gol. Tani jemi në fund të kampionatit dhe luftohet edhe për një gjysmë pike. Ne na u hoqën direkt dy pikë nga duart. E kam ndjekur vetë nga afër atë aksion. Isha thuajse në një vijë me aksionin dhe më vjen keq që gjykimi na dëmtoi duke na hequr fitoren nga duart. Zhvilluar 3 takime të forta, ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Elbasanit dhe në Ballsh shkojmë për tri pikët. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të luftojmë deri në minutën e fundit për fitoren. Atë që nuk morëm dot në Elbasan do ta tentojmë në Ballsh”.

kastr

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"