Ndodhet nën radarët e Bajernit, agjenti i bomberit të Interit “tremb” zikaltërit: Në të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 17:43

Ndodhet nën radarët e Bajernit, agjenti i bomberit të Interit “tremb” zikaltërit: Në të ardhmen…

Lautaro Martinez është një nga sulmuesit të cilët ndodhen nën radarët e Bajernit të Mynihut për të zëvendësuar Robert Levandovskin. Në një intervistë për “TyC Sports”, agjenti i tij, Alehandro Kamano ka folur për këtë temë, duke u shprehur se Martinez është i fokusuar vetëm te Interi, por në të ardhmen nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.

LAUTARO

“Nuk do të surprizohesha nëse do të kërkohej nga Bajerni i Mynihut. Ai është një nga 10 lojtarët më të mirë në botë dhe kështu do të ketë gjithnjë interes për të. Gjithsesi Lautaro i ka idetë e qarta. Ai po mendon për Kupën e Botës dhe Interin”, u shpreh si fillim Kamano.

Më pas ai shtoi: “Në të ardhmen mund të ndodhë çdo gjë. Interi nuk është në formën më të mirë së fundmi, por sërish ngelet një skuadër e madhe. Por e di që Lautaro do të bëjë hapa të mëdha para”, përfundoi agjenti i argjentinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"