“Ndihemi të kërcënuar nga arbitrat”, trajneri Rustemi shpërthen pas disfatës: Favorizuan dukshëm Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 10:30

“Ndihemi të kërcënuar nga arbitrat”, trajneri Rustemi shpërthen pas disfatës: Favorizuan dukshëm Dinamon

Arlind Rustemi, trajneri i Orikut, nuk e shikon disfatë humbjen me Dinamon.

ARLIND RUSTEMI

Por trajneri i Orikut thotë se gjykimi favorizoi dukshëm kundërshtarin, ndërsa thekson se skuadra e tij ndihet e kërcënuar nga arbitrat.

“Ishim përgatitur që të paktën minimumi të merrnim një pikë nga ky takim dhe të shfrytëzonim rastet që na shfaqeshin. Në 15 minutat e para na u anulua dhe një gol që për mua ishte i rregullt, kuptohet në këndvështrimin tim. Arbitri mendonte ndryshe. U duk qartë që ai favorizoi Dinamon edhe pse ajo nuk ka nevojë të ndihmohet. Pas shënimit të golit nga kundërshtari, ne humbën ekuilibrin. Më duhet të them se ndihemi të kërcënuar nga gjyqtarët. Këto situata nuk duhet të ndodhin më kundër nesh. Më pas u përpoqëm të barazojmë, e çuam rezultatin te 2-3 dhe u ndëshkuam me kundërsulm. Humbja përballë Dinamos nuk është disfatë e madhe. Skuadra u paraqit me dinjitet”, përfundon Rustemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"