“Ndëshkohet” Sherri, Zhunior tërbon të pranishmit. Ja pikantet e sfidës Vllaznia-Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 22:00

“Ndëshkohet” Sherri, Zhunior tërbon të pranishmit. Ja pikantet e sfidës Vllaznia-Flamurtari

– Alen Sherri “ndëshkohet” sërish. Pas takimit të humbur në kryeqytet përballë Partizanit, drejtuesit duket se ia kanë lënë një pjesë të fajit portierit dhe për rrjedhojë ai dje ishte në stol. E megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që “dënimi” të zgjasë deri te takimi që përcakton fatet e mbijetesës.

Vllaznia-Flamurtari

– Në një ndeshje pa tifozë dhe ku rezultati nuk ka asnjë interes, vëmendja ishte te trajnerët. Hysen Dedja dhe Marcelo Troisi janë shfaqur tejet kërkues gjatë gjithë 90-minutëshit. Ata janë munduar që të nxisin ekipin për të gjetur golin.

– Silvio Zhunior nuk është më ai i Kategorisë së Parë dhe kjo konfirmohet nga ndeshja në ndeshje. Edhe pse të pranishmit në tribunë ishin të paktë, ata janë irrituar jo pak me brazilianin. Ishte minuta e 54-t kur ata kanë kërkuan largimin e tij nga fusha, pasi edhe pse kishte një mundësi të mirë goli, nuk diti as ta kontrollonte topin.

Dedja Vllaznia

– “Samba” pas ndeshjes. Brazilianët e Vllaznisë dhe ato të Flamurtarit janë takuar dhe kanë diskutuar mes tyre për disa minuta.

– Renato Malota mbyll zyrtarisht pezullimin 4-javor nga Komisioni i Disiplinës. Ai do të jetë gati për të sfiduar ekipin mëmë këtë të diel, Besëlidhjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"