Ndeshja ndaj Këlcyrës, portieri i Luftëtarit: Humbjen me Përmetin e kemi përjetuar keq, synojmë kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2022 | 11:03

Ndeshja ndaj Këlcyrës, portieri i Luftëtarit: Humbjen me Përmetin e kemi përjetuar keq, synojmë kthesën

AF Luftëtari llogarit vetëm fitoren kundër Këlcyrës. Luajnë në stadiumin “Gjirokastra”, ndaj vend për gabime nuk ka më. Sadik Basha paralajmëron autokritikën pas asaj humbjeje në shtesë me Përmetin. Për “Panorama Sport”, portieri thotë:

Luftetari Permeti

“Humbjen me Përmetin e kemi përjetuar keq, pasi nuk e meritonim. Ky është futbolli, të ndëshkon atëherë kur nuk e pret. Na vrau jo pak psikologjikisht, por nuk jemi dorëzuar ama.

Ndaj Këlcyrës do hyjmë në fushë për të bërë kthesën. Me forca të shumta në prapavijë dhe me lojën tonë karakteristike, do ta mposhtim Këlcyrën”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"