Ndeshja ndaj Bylisit, ja formacioni i mundshëm i Partizanit dhe dilema e vetme e Lerdës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 16:33

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Partizani Të fundit

Ndeshja ndaj Bylisit, ja formacioni i mundshëm i Partizanit dhe dilema e vetme e Lerdës

Partizani i trajnerit Franko Lerda ndodhet në momentin më të mirë sezonal, ku pas 13 javësh kryeson Kategorinë Superiore me 25 pikë, 4 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Kjo është diferenca më e madhe e vendosur deri në këtë moment në kampionat, distancë të cilën të kuqtë kërkojnë që minimalisht ta ruajnë edhe pas transfertës së Ballshit.lerda

Cilido qoftë rezultati që do të marrin nesër në “Adush Muça”, të kuqtë e ruajnë kryesimin, por të besuarit e trajnerit Franko Lerda do të kërkojnë maksimumin, në mënyrë që ta presin të qetë derbin. “Do të luajmë ndaj një skuadre që është me meritë në vendin e tretë, pasi ka bërë një kampionat mjaft të mirë. E vlerësojmë në maksimum, sepse është një ekip i fortë, pavarësisht se vjen pas dy humbjeve. Kjo e bën edhe më të vështirë këtë takim. Megjithatë, ne jemi Partizani dhe shkojmë për të marrë vetëm tri pikët”. Kështu u shpreh trajneri Lerda pas seancës stërvitore të së mërkurës.

Partizani gëzon formë të mirë dhe grupi është i plotë, me përjashtim të Esat Malës, i cili mbetet i pezulluar nga klubi. Për transfertën e Ballshit trajneri Lerda pritet që t’i besojë formacionit që triumfoi në ndeshjen e fundit me Laçin. Dilema e vetme për këtë takim ka të bëjë me sulmin. 53- vjeçarit i mbetet të vendosë nëse do ta nisë takimin me Bardhin titullar në majë të sulmit apo do të rikthehet Solomon nga minuta e parë. Nigeriani e ka kaluar dëmtimin, i cili e mbajti gjatë jashtë fushave dhe provën e parë e kaloi ndaj Laçit ku u aktivizua në 20 minutat e fundit.lerda partizani

Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës parashikohet të jetë e njëjtë si ndaj kurbinasve. Vetëm në një rast ka ndodhur që trajneri Lerda t’i besojë të njëjtit grup në dy ndeshje radhazi, pikërisht ndaj Kukësit dhe Luftëtarit në fillim të fazës së dytë. Rikthimi te skema 4-3- 3 ka rezultuar frytdhënës për të kuqtë, gjë e cila pasqyrohet edhe në progresin e skuadrës në tabelën e klasifikimit. Para sfidës së fazës së parë me Bylisin, Partizani ishte katër pikë larg vendit të parë, madje edhe ballshiotët kishin një pikë më shumë se të kuqtë në prag të javës së pestë të kampionatit.

part

ILIR CARA




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com