Ndeshja ndaj Butrintit, Mërgjyshi i bindur: Mungesat s’na pengojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 11:18

Ndeshja ndaj Butrintit, Mërgjyshi i bindur: Mungesat s’na pengojnë

Pasi kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, dibranët kanë udhëtuar drejt Sarandës. Java e 17-të i çon në transfertë, atje ku i pret Butrinti.

MERGJYSHI

Për të besuarit e Artan Mërgjyshit kampionati rifillon sot (me Tomorin nuk luajtën dot, pasi stadiumi u zaptua nga dëbora). Korabi është gati dhe i etur për pikë, megjithatë të lehtë nuk e parashikojnë këtë 90-minutësh. Këtë e kupton edhe prej deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” nga trajneri.

“Kemi një ndeshje e vështirë. Butrinti është një skuadër e fortë dhe mbi të gjitha ka bërë ndryshime në këtë merkato janari. Por ne kemi pasur kohën e mjaftueshme për t’u stërvitur. Javën e 16-të nuk e luajtëm dot dhe për ne viti nis nesër (sot). Shpresoj që ta fillojmë mbarë, pra me një rezultat pozitiv.

Kemi disa mungesa të rëndësishme, kjo nuk na pengon për të marrë atë çka duam. Gjithsesi, le t’ia lëmë fushës së lojës këtë dhe të fitojë ai që e meriton”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"