Ndeshen në transfertë me Albpetrolin, sulmuesi i Luftëtarit: Tani është koha e kthesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 15:48

Ndeshen në transfertë me Albpetrolin, sulmuesi i Luftëtarit: Tani është koha e kthesës

AF Luftëtari vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës, atë me Albpetrolin. Të vetëdijshëm për koeficientin e lartë të vështirësisë që paraqet kjo transfertë, bluzinjtë nuk dorëzohen. Rudion Mahmutaj është një prej futbollistëve që beson te pikët.

Luftetari

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 22-vjeçari thotë:

“Kemi lënë pas ditë të ngjeshura stërvitore. E shfrytëzuam në maksimum ndërprerjen, për të korrigjuar gabimet. Barazimi 2-2 me Naftëtarin na demoralizoi, megjithatë tani është koha e kthesës. Të dielën luajmë me Albpetrolin dhe nuk do e kemi të lehtë.

Jemi të karikuar 100%, pasi duam të dalim me rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Kundërshtari ka vite që luan në Kategorinë e Dytë, ndaj ka eksperiencën dhe pjekurinë e duhur për t’u përfaqësuar në këto nivele.

Megjithatë, edhe ne po rritemi. Personalisht ndihem plotësisht i gatshëm, e kam kaluar plotësisht dëmtimin. Do të doja të përsërisja dy ndeshjet e fundit ku dhe kam shënuar dy gola. Nëse do të shënoj ndaj Albpetrolit dhe ekipi do të fitojë, do të isha dyfish i lumtur”, përfundoi numri 10 i bluzinjve, Rudion Mahmutaj.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"