Ndërroi jetë për shkak të COVID-19, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes së fizioterapistit të Kombëtares: Kontributor i palodhur për ekipin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 14:33

Ndërroi jetë për shkak të COVID-19, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes së fizioterapistit të Kombëtares: Kontributor i palodhur për ekipin tonë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali.

meta

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta i shpreh ngushëllime familjes të së ndjerit duke thënë se Mihali ka kontribuar për gati 3 dekada në sukseset e ekipit kombëtar.

Postimi i Ilir Metës:

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"