Ndaj Kastriotit luhet për Superioren, Besa rigjen tifozët dhe grupin e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 18:11

Ndaj Kastriotit luhet për Superioren, Besa rigjen tifozët dhe grupin e plotë

Dihet se futbolli luhet për tifozët dhe një ndeshje pa praninë e tyre, i ngjan një dasme pa orkestër. Pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës, tifozët kavajas vuajtën mosprezencën e tyre në humbjen me Egnatia. Ndaj Kastriotit, tifozët priten të jenë të shumtë si kurrë më parë në këtë kampionat.

besa

Kjo prezencë vlerësohet shumë nga zv/trajneri i Besës, ish-futbollisti verdhezi, Edmond Kodra. “Siç e dini, kam luajtur vet për vite të tëra futboll me klube si Partizani, që tifozët i ka të shumtë. Thënë ndryshe, kur më ka ndodhur që kemi luajtur pa tifozë, nuk mund të motivohesha dot, pasi më dukej më shumë si miqësore. Thirrjet e tyre, mbështetja, korrigjimi, por edhe protesta, të bëjnë të ndihesh i gjallë në të gjitha aspektet.

Mjafton një ndërhyrje, jo më gol, që të ndiesh mijëra brohoritje, që të shtyjnë të japësh 200% tënd. Prandaj, rikthimin e tifozëve ndaj Kastriotit, e shoh si një plus mjaft të madh në synimin e objektivit, që mbetet fitorja. Futbollistët tanë kanë ardhur pas dy humbjesh dhe kanë dhjetëra arsye për ta kënaqur atë publik. Personalisht, pres një ndeshje mjaft të fortë të luftuar në çdo cep të fushës, por edhe të bukur. Synimi ynë dihet që është vetëm fitorja”, – u shpreh Kodra.

Ndaj Kastriotit, dyshja Sinella-Kodra do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. Me nevojën për pikë dhe me mbështetjen e tifozëve, pritet që Besa të ndalë Kastriotin duke mos e lejuar të shkëputet në krye të tabelës.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"