NBA/ Minnesota marshon në Perëndim, fitore me vuajtje për Lakers

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 16:43

NBA/ Minnesota marshon në Perëndim, fitore me vuajtje për Lakers

Në NBA vijon kalendari i sfidave për sezonin e rregullt, teksa në orën e para të mëngjesit të djeshëm u zhvilluan pesë ndeshjet e radhës. Pas një ecurie negative prej pesë humbjesh radhazi, Lejkërsat duken se tashmë po dalin nga kriza, teksa verdhelejlatë regjistruan fitore e dytë radhazi në pak ditë.

NBA

Skuadra nga Los Anxhelosi fitoi në sekondat e fundit 132-131 ndaj kanadezëve të Toronto Raptors në një takim spektakolar, të vendosur vetëm në fund. Një mbrëmje magjike e Anthony Davis, protagonist i një ndeshjeje të madhe, me i 41 pikë e 11 rebound, mbështetur nga LeBron James me 22 pikë e 12 asist. Gjithsesi, Lakers mbeten në vendin e dhjetë në Konferencën e Perëndimit. Në krye të kësaj konference qëndron Minnesota, që mundi 113-92 Orlando Magic në transfertë. Toëns me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për Timberwolves, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA.

Për Orlando Magic nuk mjaftuan Wagner dhe Suggs, me të parin që shënoi 21 pikë, ndërsa i dyti 20. Fitorja e tretë radhazi për Memphis Grizzlies, që mundi 120-103 rivalët e Dallas Mavericks në shtëpinë e këtyre të fundit. Bane me 32 pikë bëri diferencën në parket, ndërsa 43 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për Mavericks nuk mjaftoi Irving, autor i 33 pikëve. Me këtë sukses Memphis i ikën fundit të renditjes, ndërsa Dallas zbret në vendin e shtatë. Triumf në shtëpi për New York Knicks, që mundi me rezultatin 112-84 Portland Trail Blazers.

Anuoby me 23 pikë ishte më i miri për vendësit, ndërsa në radhët e miqve spikati Grant me 21 pikë. Detroit vijon sezonin katastrofik, teksa regjistroi humbjen e radhës, këtë herë në shtëpi nga Sacramento Kings. Pistons u mposhtën 110-131, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Sabonis, autor i një triplete dyshifrore me 37 pikë, 10 rebound dhe 13 asist.

REZ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"