Navas kërkon largimin, ja përgjigja e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 19:40

Navas kërkon largimin, ja përgjigja e Realit

Kejlor Navas nuk kishte një sezon të mirë me Real Madridin duke u aktivizuar shumë pak gjatë gjith vitit.manxukic gol navas

Sipas mediave spanjolle portieri i ka kërkuar drejtuesve të Realit që ta lirojnë atë nga kontrata dhe të ketë mundësi të transferohet tek PSG me kosto 0. Por mesa duket drejtuesit madrilen e kanë refuzuar këtë ide për shkak se duan të fitojnë nga shitja e tij. Për lojtarin interesohej edhe Benfika por 32-vjeçari do të preferonte një kalim tek kampionët e Francës.Lojtari përfiton 7 milionë euro në sezon dhe nuk pranon të ulë rrogën e tij në asnjë mënyrë.

navas penallti

Navas është aktivizuar shumë pak që pas mbërritjes së Thibout Kurtua ne “Santiago Bernabeu”, dhe për këtë arsye do të preferonte të largohej në një destinacion të ri. Kosta Rikani u transferua tek Reali në vitin 2014 ku ka zhvilluar 162 ndeshje me klubin merenges.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"