Napoli nuk u ndahet shqiptarëve, merr fantazistin e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2020 | 9:34

Napoli nuk u ndahet shqiptarëve, merr fantazistin e Kombëtares U-19

Pas Amir Rrahmanit, Napoli ka marrë një futbollist tjetër shqiptar në ekip, Kleis Bozhanajn. Këtë herë, vëmendja e napolitanëve ka shkuar në ekipet e akademisë, teksa kanë arritur që të sigurojnë shërbimet e fantazistit, i cili është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. 

Kleis+Bozhanaj+Empoli+U19+v+Sassuolo+U19+Serie+6Iavx4FXhGNl

Dje, pikërisht në ditën e fundit të merkatos së transferimeve për skuadrat elitare, klubi napolitan ka bërë një përforcim për skuadrën e të rinjve. Ky i fundit ishte pjesë e të rinjve të Empolit, por për pjesën tjetër të sezonit do të transferohet te bashkëmoshatarët e Napolit.

Akordi mes palëve është arritur dhe lojtari i kuqezinjve U-19 do të jetë tashmë pjesë e të kaltërve. 18- vjeçari ka zhvilluar ndeshje shumë të mira tek Empoli dhe kjo ka bërë që të tërheqë vëmendjen e Napolit, të cilët e kanë marrë në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"