Napoli nis nga puna për zëvendësuesin e Kim, një tjetër aziatik shok reparti me Rrahmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2023 | 14:18

Napoli nis nga puna për zëvendësuesin e Kim, një tjetër aziatik shok reparti me Rrahmanin

Napoli duket se ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Kim Min-Jae, i cili la kampionët e Italisë për Bajernin e Mynihut, teksa pritet të prezantohet së shpejti.

ko itakura

Siç bëjnë me dije mediat italiane, “axurrët” kanë nisur kontaktet me një futbollist aziatik, kësaj radhe nga Japonia, Ko Itakura.

Ai është pjesë e Borusia Mëshengladbah dhe kjo e fundit kërkon 15 milionë për ta lënë të lirë, teksa Napoli po mundohet të ulë kërkesën.

Nëse palët arrijnë në një akord, atëherë Itakuar mund të bëhet lojtari më i ri i Napolit dhe do të jetë shok reparti me Amir Rrahmanin.

PANORAMASPORT.AL