Napoli arrin marrëveshjen me Veronën për Kumbullën, por mbrojtësi dëshiron kalimin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:34

Napoli arrin marrëveshjen me Veronën për Kumbullën, por mbrojtësi dëshiron kalimin te…

Marash Kumbulla pa dyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, për shkak të formës shumë të mirë që ka treguar me Helas Veronën.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Pikërisht për shkak të formës së mirë që lojtari ka treguar, në gjurmët e tij janë vënë disa nga klubet më të mëdha.

Prej kohësh Interi e ndjek me kujdes mbrojtësin shqiptar dhe dëshirojnë ta marrin në ekipin e tyre. Megjithatë thuhet se Napoli ka arritur një marrëveshje me Veronën për transferimin e Kumbullës, për një shifër afro 20 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur Nikolo Shira, mbrojtësi shqiptar e ka refuzuar ofertën e napolitanëve, pasi dëshiron të transferohet te Interi. Bisedimet vazhdojnë ende dhe nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"