Naftëtari me ide të qarta, konfirmohen 3 futbollistë për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 19:10

Naftëtari me ide të qarta, konfirmohen 3 futbollistë për sezonin e ri

Naftëtari i ka idetë të qarta për sezonin 2021-2022. Klubi do të blindojë organikën që mbylli kampionatin e kaluar, por nuk përjashtohet mundësia e afrimeve.

butrinti naftetari

Ndryshimet mund të jenë të vogla, sidoqoftë, ku mund të ketë dhe disa afrime me futbollistë jovendës, por edhe me elementë që vijnë nga ekipi U-19.

Konkretisht janë konfirmuar emrat e tre futbollistëve të rinj, mbrojtësit Gjishti e Çuni dhe sulmuesi Hoxha, të cilëve u ka përfunduar mundësia e aktivizimit me ekipin U19. Ata konsiderohen si elementë me perspektivë, të cilët në mënyrë graduale do të jenë pjesë e formacionit në ndeshjet e sezonit të ardhshëm.

ARBEN ÇEPANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"