“Na u prenë këmbët te goli i parë”, Berisha thirrje ekipit: Pësojmë gola naive, të jemi më… guximtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 23:00

“Na u prenë këmbët te goli i parë”, Berisha thirrje ekipit: Pësojmë gola naive, të jemi më… guximtarë

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, foli për “Rtsh” pas ndeshjes, ku i bëri thirrje ekipit të jetë më i guximshëm në ndeshjet e radhës.

bandicam 2019-11-17 22-57-32-157

Ndeshje me dy fytyra…

Unë mund të them se ndeshjes iu futëm me qasje të mirë. Ekipi ishte i përgatitur, por goli i parë erdhi shpejt dhe na preu këmbët. Kishim të vështirë të dilnim, dhe markimin e mesfushorëve të tyre. Grizman nuk kishte ndonjë rol, dhe lëvizte thuajse në të gjithë mesfushën. Në të dytën, u munduam që Gjasula të vinte prapa e të markonte, por në pjesën e dytë u kthyen në fushën e tyre. Rrezikuan më pas me kundërsulme, dhe nuk kishim forcë të krijonim shanse për gol. Edhe pse, besoj se kemi bërë disa raste që mund të bënim më mirë.

Çfarë po ndodh me mbrojtjen?

Nuk ka qenë këto dy ndeshjet e fundit. Edhe me Islandën kemi pranuar 2 gola naiv. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Në mbrojtje, kemi lojtarë me kualitet dhe emra. Duhet që të përmirësohemi e të kemi përgjegjësi. Të gjithë si skuadër duhet të jemi më të guximshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"