“Na mungojë pikët”, Rustami: Ja pse nuk e aktivizova Mudrazijan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 16:15

“Na mungojë pikët”, Rustami: Ja pse nuk e aktivizova Mudrazijan

Kastrioti ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat, këtë herë kundër Laçit në transfertë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur dhe zëvendës trajneri  Shkëzen Rustami.

rustemi

“Duke parë formën mjaft të mirë të Laçit, e kishim menduar që në pjesën e parë të ishim pak më të kujdesshëm. Mungoi agresiviteti, por jo dëshira për të bërë mirë. Morëm një gol për mungesë përqendrimi në pjesën e parë, ndërsa më pas ndryshuam dhe morëm kontrollin e lojës, por u ndëshkuam në momentin më të mirë tonin.

Por kjo është diferenca mes nesh dhel Laçit. Ata nuk i falin rastet ndërsa ne i shpërdoruam.”

Pse nuk u aktivizua Mudrazija?

“Dëmtimi i Ajazit na dëmtoi shumë sepse luante titullar. Mudrazija ka qenë zëvendësues. Kemi mangësi edhe organike edhe lojtarësh edhe dëmtimet na kanë dëmtuar për moment. Ndoshta na ka munguar dhe fati por jo dëshira. Na mungojnë pikët dhe për ketë ndihemi keq.”

Çfarë i duhet kësaj skuadre?

“Në ndryshim me një vit më parë, në fazat e para morëm shumë pikë, kurse tani na mungojnë. Merkato e vonuar, dëmtimi i organikës kanë ndikuar, por them se kampionati është i gjatë dhe do mundohemi në merkaton e janarit të përforcohemi në ato pozicione ku kemi nevojë. Do të çojmë deri në fund objektivin për të shpëtuar.”

Do hyni në merkato apo do rikuperoni?

“Është e domosdoshme për të marrë lojtarë sepse ne kemi vendosur qendër mbrojtësa si mesfushorë si Kakaraçi dhe Hyseni. Janë disa pozicione ku duhet ndërhyrje. Barra e sulmit mbeti tek Ajazi dhe jemi të kufizuar tek organika.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"