“Na duhen 3 pikët dhe jo loja e mirë”, Edi Martini kërkon kthesën ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2021 | 17:23

“Na duhen 3 pikët dhe jo loja e mirë”, Edi Martini kërkon kthesën ndaj Partizanit

Neser luhet sfida kryesore e javës së 24-t të Superligës shqiptare, Partizani-Teuta. Të dyja ekipet qëndrojnë në kuotë të njëjtë pikësh, teksa nesër do të kërkojnë fitoren për të bërë një hap më shumë drejt titullit.

EDI MARTINI

Dursakët vijnë me moral të ngritur pas eliminimit të Kukësit në Kupë, por ndryshe është situata në kampionat, teksa në dy ndeshjet e fundit kanë arritur të barazojnë dy herë, duke humbur terren ne klasifikimin e tabelës. Edi Martini, ka folur në prag të ndeshjes ndaj të kuqve, duke u shprehur se në këtë fazë do t’i ndihmojë cinizmi dhe jo loja e mirë.

Rëndësia e sulmit: “Jam me atë që sulmi, mbrojtja dhe mesfusha janë një. Sulmohet dhe mbrohet me çdo lojtarë. Kanë detyrë të shënojë kushdo. Janë edhe goditjet standarde, janë edhe mesfushorët në lojë”.

Kundërshtarët: “Me rëndësi është të fitojë ekipi dhe ata që luajnë në sulm të punojnë për ekipin në të dyja fazat. Shpresojmë të fitojmë. Preferoj të luaj keq si me Kukësin dhe Partizani të luajë mirë si me Laçin dhe në fund të fitojmë ne. Ekipet poshtë u kanë marrë pikë edhe ekipeve të tjera, Kastrioti ka ndalur edhe Laçin e Partizanin. Edhe Bylisi u ka marrë pikë në Ballsh të tjerëve. Nuk është se ne me ta barazuam në Durrës, ku do ishte shumë hap fals.”

Barazimi me Kastriotin: “Megjithatë me Kastriotin e bëmë një hap fals, e nënvlerësuam kundërshtarin dhe menduam për kupën dhe ndeshjet e tjera të kampionatit me rivalët kryesorë. Nuk ka ekipe të dobëta e të forta, diferencat janë të vogla dhe duhet përqendrim. Tre pikët të çojnë përpara, pavarësisht kundërshtarit”.

“Thatësia” e Krasniqit: “Ky është këndvështrimi juaj. Kemi pasur raste plot dhe nuk i kemi shfrytëzuar. Ne kemi shpërdoruar pafund, edhe të fundit e të parafundit. Ekipi mbron i gjithi dhe sulmon i gjithi. E rëndësishme është ta dalim para porte dhe pastaj është edhe çështje fati” – tha Edi Martini në konferencën para ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"