“Na drejtoi armën mua dhe fëmijëve”- Ylli i NBA akuzohet për dhunë në familje, bashkëshortja merr urdhër mbrojtje: Do më vriste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 20:25

“Na drejtoi armën mua dhe fëmijëve”- Ylli i NBA akuzohet për dhunë në familje, bashkëshortja merr urdhër mbrojtje: Do më vriste

Ylli i NBA-së, Rajon Rondo është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ashley Bachelor është pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa dy fëmijët e tyre kanë kaluar në kujdestarinë e saj.

DETROIT, MICHIGAN - FEBRUARY 24: Rajon Rondo #1 of the Cleveland Cavaliers looks to pass around Marvin Bagley III #35 of the Detroit Pistons during the first half at Little Caesars Arena on February 24, 2022 in Detroit, Michigan. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Gregory Shamus/Getty Images)

Sipas vendimit të gjykatës Rondo duhet të qëndrojnë 500 metra larg tyre dhe duhet të dorëzojë çdo armë zjarri që posedon.

Bashkëshortja e tij Bachelor denoncoi yllin e NBA, duke thënë se Rondo “u bë i dhunshëm”, madje kërcënoi se do e vriste duke i drejtuar armën asaj dhe fëmijëve të tyre.

Mësohet se ngjarja ndodhi më 11 maj dhe në kallëzimin e saj, Bachelor kërkoi: ‘Dua urdhër mbrojtje të menjëhershme për veten dhe fëmijët e mi, si edhe kujdestarinë e përkohshme të tyre. Jam e frikësuar për sigurinë time dhe të fëmijëve.”

Në pasi, ajo tha se Rondo ishte duke luajtur video lojëra me djalin e tyre më 11 maj, kur ajo i kërkoi fëmijës të përfundonte detyrat e tij.

“Ai u tërbua. Theu një pjatë filxhani çaji përpara vajzës, rrëzoi në dysheme artikuj të ndryshëm dhe koshat e plehrashve jashtë. Kur e pyetja pse po sillej në këtë mënyrë, ai u përgjigj: Je e vdekur!” Kontaktova me ish-shefen e policisë Yvette Gentry për ndihmë, pasi kisha frikë të telefonoja policinë. Pas telefonatës Rondo u largua, por u kthye 15 minuta më vonë dhe filloi të godiste në dritaren e derës së pasme me armën e tij. I thashë që po më frikësonte, por më bërtiti: “Ik merr djalin”.

rajon rondo3

Në padi, Bachelor pretendon se mori djalin e tyre dhe e lejoi basketbollistin ta shihte nga.

“Përpara se ta kuptoja, djali ynë hapi derën. Rondo e kapi dhe e nxori jashtë, më pas mbylli derën pas tij”.

Në deklaratë thuhet se Rondo teksa mbante një armë në dorë filloi të shante dhe t’i bërtiste të birit duke i thënë: “Pse ke frikë nga mua”.

Më pas nisi t’u bërtiste dhe të shante të dy fëmijët, duke i drejtuar armën, tha Bachelor.

Ajo rrëfeu se pavarësisht se mbërritën prindërit e tij, ai s’mund të qetësohej megjithëse i la fëmijët të ktheheshin në shtëpi.

Më pas erdhi ish-efektivja Yvette Gentry e cila arriti ti merrte armën.

“Më ka kërcënuar për jetën”, tha bashkëshortja e Rondo, teksa deklaroi se ai ka ushtruar dhunë fizike e verbale ndaj djalit të tyre, si edhe dhunë verbale ndaj vajzës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"