Myler i kënaqur me barazimin: Spanja të lodh, por lë shumë hapësira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 11:50

Myler i kënaqur me barazimin: Spanja të lodh, por lë shumë hapësira

Shënoi një gol fantastik nga jashtë zone, një goditje e pakapshme, por edhe pse objektivi i fitores sfumoi, gjithsesi për sulmuesin e Gjermanisë, Tomas Myler, ky barazim ndaj Spanjës është më se i pranueshëm:

Myler

“Prej gati një dekade tashmë është e pamundur që t’u mohosh spanjollëve dëshirën për të drejtuar lojën, t’u mohosh zotërimin e gjerë të topit. Gjithsesi, ata kanë pika të dobëta, lënë hapësira dhe ne patëm disa raste për të shënuar, por fatkeqësisht nuk ia dolëm që të fitojmë.

Ky ishte një test shumë i rëndësishëm për ne, sepse duke parë një rival si Spanja, kupton përpara Botërorit se skuadrave të këtij kalibri nuk mund t’u gjurmosh gjithë ndeshjen prapa. Edhe ne treguam një zotërim të lartë topi, sidomos në pjesën e dytë dhe, t’ia rrëmbesh Spanjës, këtë nuk e bëjnë shumë ekipe.

Me rastet që patëm, të dyja kampet mund të kishim shënuar më shumë, pse jo një barazim 2-2 apo 3-3 dhe ndoshta spektakli do të kishte qenë më i bukur për publikun, por jemi të kënaqur edhe kështu dhe tani do të mendojmë për sfidën e ardhshme, me një skuadër si Brazili, që ka më pak zotërim topi, por luan më shpejt në fushë. Besojmë do të bëjmë një tjetër paraqitje pozitive”, tha sulmuesi i Bajernit të Mynihut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"