Murinjo në telashe, rrezikon dënimin për sherrin me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 10:29

Murinjo në telashe, rrezikon dënimin për sherrin me Çelsin

Zhoze Murinjo mund të jetë sërish në telashe për sjelljen e tij në fundin e ndeshjes ÇelsiMançester Junajtid në “Stamford Bridge”. Federata Angleze e Futbollit është në pritje të raportit të arbitrit Majkëll Din, përpara se të vendosë nëse trajneri portugez mund të akuzohet për sjellje agresive ndaj stafit teknik të Çelsit pas golit të barazimit 2-2 të Ros Barklejt në minutën e 96-të të ndeshjes.

Jose-Mourinho-angry-fighting-Chelsea-vs-Man-Utd-1034234

Asistenti i trajnerit të Çelsit, Marko Iani, provokoi Moun, duke festuar përpara tij, pas golit në aksionin e fundit të ndeshjes dhe trajneri i “djajve” nuk i mbajti dot nervat dhe u desh ndërhyrja e stjuartëve, stafit teknik dhe lojtarëve për të shmangur konfrontimin fizik. Portugezit iu kërkua menjëherë ndjesë nga Mauricio Sarri dhe asistenti i tij dhe ata të dy e quajtën çështjen të mbyllur. Por, “Manchester Evening News”, media pranë klubit, nuk e përjashton marrjen e masave nga FA për incidentin.

Pas ndeshjes, Murinjo tha: “Edhe unë kam bërë gabime në të shkuarën dhe do të vazhdoj të bëj, kështu që kur ai (Iani) erdhi tek unë pas ndeshjes për të kërkuar ndjesë, unë e pranova atë dhe nuk ka më asgjë për të thënë”. Murinjo shpreson që raporti i arbitrit të mos e inkriminojë atë gjatë procedimit, ndërkohë që është në pritje të përgjigjes së një tjetër procesi, atë që e akuzon për gjuhën e përdorur pas fitores kundër Njukasëllit në javën e tetë.

55-vjeçari ka kohë deri ditën e mërkurë ora 18:00 për të bërë mbrojtjen e tij ndaj akuzës për gjuhë abuzive, fyese dhe të pavend. Ndërkohë që Mauricio Sarri ka pasur dje një takim me asistentin e tij, pas së cilit do të fliste edhe njëherë me Murinjon dhe do të vendoste nëse do ta ndëshkonte apo jo ndihmësin e tij

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"