Murinjo festoi 57-vjetorin, drejtuesit e Totenhemit kanë gati dy dhurata për teknikun portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 17:15

Murinjo festoi 57-vjetorin, drejtuesit e Totenhemit kanë gati dy dhurata për teknikun portugez

Totenhemi vazhdon të kërkojë një sulmues në ditët e mbetura të merkatos për të zëvendësuar Herri Kejnin e dëmtuar. Në Angli zbulojnë se Zhoze Murinjo, i cili dje festonte datëlindjen, i ka kthyer sytë nga sulmuesi i PSV-së, Stiven Bergvijn. Talenti holandez, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 21 milionë paund, u la jashtë ndeshjes së djeshme kundër Tuentes për shkak të interesit që vinte nga “Spërsat”.murinjo

Bisedimet mes dy klubeve për 22-vjeçarin janë në një fazë të avancuar dhe kanë mbetur vetëm disa detaje përpara se të arrihet marrëveshja. Të gjitha palët janë optimiste se gjithçka do të mbyllet me sukses brenda limiteve kohore të merkatos. Mungesa e Kejnit deri në prill dhe largimi i Eriksenit drejt Interit, e shtoi urgjencën e londinezëve për të hyrë në merkato për një sulmues të ri. Me bomberin kryesor jashtë, Murinjo, i cili dje festonte 57-vjetorin alternativa për sulmin ka vetëm Sonin, Dele Alin dhe Lukas Mourën.

Dhe me skuadrën që kërkon një vend në Champions për sezonin e ardhshëm, ai nuk mund ta përballojë pjesën e mbetur të sezonit me mungesa. Në Itali raportonin një ditë më parë se Kristof Piontek mund ta lërë Milanin këtë muaj me destinacion Totenhemin. Sipas “Sky Sport Italia”, anglezët kishin rinisur dialogun për sulmuesin polak. TOTENHAM

Por me Milanin është duke u diskutuar edhe ideja e transferimit të Hakan Çalhanoglusë në Londër. Mesfushori turk mund të jetë një alternativë e mirë për të zëvendësuar Eriksenin deri në fund të sezonit.

Në Itali flasin për një ofertë 20 milionë euro për të dhe një paketë që së bashku me Piontekun shkon në 50 milionë euro. Por në Londër duket se të gjitha energjitë për momentin janë kthyer nga Bergvijn, i cili sezonin e shkuar shënoi 15 gola në 41 ndeshje, ndërsa këtë vit ka realizuar vetëm 5 gola në 21 takime me klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"